Dy të vdekur e mbi 17 të lënduar brenda 24 orëve në Kosovë Foto: Ilustrim/Koha

Dy të vdekur e mbi 17 të lënduar brenda 24 orëve në Kosovë

23 December 2018 12:07

Dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Njëri aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në fshatin Qallapek, në të cilin është përfshirë një autobus dhe një veturë me tabela të Gjermanisë, vozitësi i së cilës ka ndërruar jetë. Ndërsa lëndime kanë pësuar edhe 17 persona të tjerë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën në Trudë, në të cilin ka mbetur i vdekur një person i gjinisë mashkullore, këtu u ndeshën një veturë me një kamion.

Në këto dy aksidente të ndara janë arrestuar tre persona, njoftoi sot policia.

“Fsh. Qallapek, Rr. Nacionale Prishtinë –Ferizaj, 22.12.2018-18:00. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e një Autobusi të udhëtareve me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar, si dhe një automjeti me tabela të shtetit të Gjermanisë, me vozitës mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit dhe lëndime të rënda trupore vozitësi i automjetit viktima mashkull K/Shqiptar, ka nderruar jetë. Gjithashtu lëndime të lehta trupore kanë pësuar vozitësi i Autobusit dhe 17 (shtatëmbëdhjetë) persona tjerë 8 (tetë) meshkuj dhe 9 (nëntë) femër K/Shqiptar, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me urdhrin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull K/Shqiptar, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndërsa, në aksidentin në Trudë janë ndeshur një kamion dhe një veturë, jetën e ka humbur një shtetas i Maqedonisë.

“Autostrada-Trudë,22.12.2018-20:50. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj Shqiptar/shtetas të R. Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i automjetit të udhëtareve viktima mashkull Shqiptar/shtetas i R. Maqedonisë, kurse vozitësi i dyshuari mashkull /shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit. Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK-ë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme