Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan pasi sulmoi nënën

Arrestohet një person në Gjilan pasi sulmoi nënën
Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e tij K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.