Kronikë

Shtatë vjet e gjysmë burgim për plaçkitje në Podujevë

Shtatë vjet e gjysmë burgim për plaçkitje në Podujevë
 

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar SH.T me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim për plaçkitje në një filial të “Moneygramit” në Podujevë. Përveç dënimit me burgim, ai është gjobitur me 600 euro të cilat duhet t’i paguajë brenda 15 ditësh.

Gjykata ka konstatuar se i akuzuari SH.T më datën 10.09.2018 rreth orës 12:20 në Podujevë,në rrugën “Zahir Pajaziti” në Filijalen e “Moneygram” me qëllim që vetës apo personave tjerë ti sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror me përdorimin e forcës dhe të kanosjes serioze ka hyrë me armë zjarri-pistoletë në duar duke e drejtuar kah pronari i “Moneygram” tani i dëmtuari B.S duke e detyruar që t'ia jap paratë e gatshme në shumë prej 400,00 Euro dhe në atë mënyrë përvetësoi sendin e huaj nga tani i dëmtuari B. S,e më pas me armë në dorë është larguar nga vendi i ngjarjes, me këtë ka kryer veprën penale Grabitje nga neni 329 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.