Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia sjell detajet për pesë të arrestuarit për fajde e krim të organizuar

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera për një periudhë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me organizimin e fajdeve, detyrimeve dhe kanosjeve, sot më 20.12.2018 ka ndërmarrë operacionin policor të koduar me emrin “UNION”, me ç’rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje bëhet e ditur se operacioni policor është kryer në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente, transmeton Koha.net. Po ashtu operacioni ishte i përkrahur edhe nga njësitë elite të Policisë (Njësia Speciale Operative, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Teknika Kriminalistike), Dogana e Kosovës dhe ATK-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit e arrestuar gjatë operacionit policor janë:

D. B. lindur me 1968 m/sh/k

Rr. B. lindur me 1995 m/sh/k

I. S. lindur me 1988 m/sh/k

L. B. lindur me 1978 m/sh/k

B. G. lindur me 1981 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale që dyshohet se rrjedhin nga veprat penale:

Para të gatshme 16.000,00 (gjashtëmbëdhjetë mijë euro);

5 (pesë) vetura

1 (një) motor udhëtarësh

10 (dhjetë) telefona celularë

1 (një) laptop

2 (dy) DVR

12 (dymbëdhjetë) fishekë kal. të ndryshëm

4 (katër) shtëpiza kompjuteri

4 (aparate) lojëra të fatit

Dokumente tjera të cilat mund të përdoren për vazhdim të procedurës penale.

Bazuar në urdhëresën e prokurorit, personat e dyshuar dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme.

{gallery}

Edhe djali i Sabit Gecit, Albani është në mesin e gjashtë të dyshuarve për krim të organizuar dhe fajde, sipas burimeve të Kohës Ditore brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës, por Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse ai është arrestuar apo jo.