Ka vdekur një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ka përdorur shumë drogë.
“Është raportuar se një mashkull K/Shqiptar, ka ndërruar jetë, sipas mjekëve dyshohet si pasojë e përdorimit të drogës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institucionin e mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.