Kronikë

Në Vushtrri arrestohet një hajn për 9 vjedhje të shtëpive

Në Vushtrri arrestohet një hajn për 9 vjedhje të shtëpive
Foto: Koha / ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në nëntë raste të ndryshme të veprës penale ‘vjedhje’.

Cak i këtyre vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara, të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në kohë të ndryshme në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.