Kronikë

Prezantohet si agjent i AKI-së, arrestohet në Prishtinë

Prezantohet si agjent i AKI-së, arrestohet në Prishtinë
Foto: Koha / arkiv
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar me dyshimin për prezantim si agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Policia e Kosovës njofton se sot ka arrestuar E.J pasi gjatë kontrollit rutinë kishte prezantuar një dokument të rremë se gjoja ishte zyrtar i AKI-së, duke vënë në lajthitje zyrtarët policorë se është me detyra nga ky institucion.