Pesë persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi kanë sulmuar një burrë në rrugën Luan Haradinaj, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK, transmeton Koha.net.
PK shton se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.