Prokuroria Themelore në Ferizaj ngritë 5 aktakuza për dhunën në familje Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ngritë 5 aktakuza për dhunën në familje

03 December 2018 09:44

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit nëntor 2018, ka pranuar pesëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithsej pesëmbëdhjetë persona, ku dymbëdhjetë nga to janë viktima femra dhe tre meshkuj.

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza dhe ka caktuar një masë për paraburgim për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme