Kronikë

Çifti i moshuar vdes pasi hidhet nga kati i gjashtë në Berat

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Pjeshkorja” në qytetin e Beratit, policia ka gjetur një çift të moshuarish të pajetë.

Ata dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, transmeton tch.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre.

Çifti, sipas të afërmve, jetonte vetëm dhe kishin tre muaj që kishin marrë banesë në Berat. Fëmijët e tyre ishin emigrantë në Itali.

80-vjeç Kujtim Agalliu vuante nga depresioni, ndërsa bashkëshortja e tij, Keze Agalliu, 78 vjeç, ishte e sëmurë.

Sipas tch, të afërmit shprehen se mund ta ketë bërë bashkëshorti krimin. Sipas tyre, ai ka hedhur gruan e më pas është hedhur edhe vetë.