Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit Nexhat Halimi, transmeton Koha.net.
I pandehuri dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e Ahmet Dakut, duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, dhe pas disa ofendimeve, i pandehuri N.H. sulmon me grushte të dëmtuarin A. D., me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor, njofton kumtesa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dëmtuari është Inspektor i Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive Tjera në Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit.
Me këto veprime i pandehuri Nexhat Halimi ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.
Lexo edhe: I refuzohet kërkesa për status të veteranit, sulmon zyrtarin