Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve, ndaj të dyshuarit Nexhat Halimi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’, njofton kumtesa.
Dyshohet që gjatë ditës së sotme, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Gjilan, i dyshuari e ka sulmuar personin zyrtar, të dëmtuarin Ahmet Daku, Inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, transmeton Koha.net.
Sulmi sipas kumtesës u bë kur i dyshuari pa paralajmërim hyn në zyrën e tij dhe kërkon arsyet për refuzimin të kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, për të cilën i dëmtuari i shpjegon se nuk është kompetent dhe në atë moment i dyshuari fillimisht e ofendon dhe kërcënon me fjalë, pastaj e godet me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Prokuroria ka nxjerrë aktvendimin mbi fillimin e hetimit dhe ka ushtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që duke pasur parasysh peshën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.
-
30 ditë paraburgim për “veteranin” që sulmoi zyrtarin
-
Arrestohet zyrtari policor në Prishtinë, dyshohet se sulmoi kolegun në vendin e punës
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje
-
Rekomandohet suspendimi i një polici në Viti, dyshohet se sulmoi një qytetar
-
Ndalohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godiste me veturë dhe sulmoi zyrtarët policorë