Kronikë

Kapen me 2 mijë euro fajde, arrestohen në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi janë zënë duke marrë 2 mijë euro në formë të fajdeve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, si dëshmi materiale janë sekuestruar: një fletore, një fishek, një thikë dhe dy celular. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.