Kronikë

Me kombi të ngarkuar me mjaltë e raki, hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Foto: Koha

50 kg mjaltë e 11 litra raki kishin ngarkuar në kombin e tyre me të cilin hyrën në Kosovë.

Policia e Kosovës arrestoi dje në fshatin Matergovc të Podujevës, një burrë e një grua shtetas të Serbisë, pasi hynë në Kosovë ilegalisht.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një burrë e një grua, shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë. Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki”, thuhet në raport të policisë, transmeton Koha.net.

Policia, tutje njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.