Një punëtor sigurimi është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan gjatë ditës së mërkurë, raporton Policia e Kosovës.
Njësitë policore, prokurori dhe ekipi i mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, këta të fundit kanë marrë trupin e pajetë për ta dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.