Paraburgim dhe arrest shtëpiak për shantazhuesit e mjekut në Gjilan

Paraburgim dhe arrest shtëpiak për shantazhuesit e mjekut në Gjilan
Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit M.K., ndërsa për të pandehurën F.K. është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Gjilan:
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit M. K. , ndërkohë ka refuzuar kërkesën për caktim të paraburgimit për të pandehurën F. K., duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditësh.
Të pandehurit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë kanosur të dëmtuarin E. E., se nëse nuk u jep i njëjti të holla në shumën prej 5.000 Euro, ata do të zbulojnë një videoinxhizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale shantazh nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M. K., ndërsa për të pandehurën F. K. masa e arrestit shtëpiak.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
I kërkojnë 5 mijë euro mjekut për mos publikim të videos, ndalohen tre persona në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shantazhi”.
“Ekziston dyshimi i bazuar që të dyshuarit M.K. dhe F.K., gjatë muajit nëntor 2018, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë shantazhuar të dëmtuarin E.E., në atë mënyrë që nga ai kërkojnë 5.000 euro, ose në të kundërtën do t’ia publikonin një video incizim, me të cilin do të dëmtohej nderi dhe autoriteti i tij, pasi që e dyshuara kishte shkuar në ordinancën e të dëmtuarit, kinse për t’u kontrolluar, pastaj iu ishte afruar duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, raporton Koha.net.
Me këto veprime, Prokuroria thotë se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Shantazh” nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, siç bën me dije tutje Prokuroria, i dyshuari B.K., me dashje u ka ofruar ndihmë në kryerjen e veprës penale të dyshuarve të sipërshënuar, duke iu ofruar automjetin dhe telefonin e tij, me ç’rast për këto shërbime kishte marrë 100 euro.
Në këtë mënyrë i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Shantazhi”, nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Për këtë çështje, ndaj tre të dyshuarve është ushtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ndalohet një person, u fut në Kosovë me 15 pako municion

Policia gjen armë te një i mitur në një shkollë në Skenderaj

Një muaj paraburgim ndaj një personi në Kaçanik, dyshohet për vjedhje të rëndë

Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren

Zhduket një burrë në Prishtinë

Arrestohet e pastaj lirohet një i dyshuar për keqtrajtim të fëmijëve

Arrestohen dy persona në Graçanicë për kalim ilegal të kufirit

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasjen e 2018-s në Gjakovë

Gjobiten 13 persona në Ferizaj që u kapen duke luajtur bixhoz

Aksident në Grabanicë të Klinës, vdes një person

Gjendet i vdekur një 53-vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje
