“Burdushi” akuzohet për mashtrim

“Burdushi” akuzohet për mashtrim

14 nëntor 2018 12:41

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për mashtrim ndaj Hysni Peqani, i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e ka mashtruar apo ka vazhduar lajthimin e të dëmtuarit.

“Burdushi” akuzohet se si mjek popullor ishte marrë vesh me një person që t’ia shërojë një familjar që vuante nga depresioni duke ia kërkuar 2000 euro. Pasi që pacienti nuk shfaqi shenja shërimi, me këtë i akuzuari “Burdushi” e ka mashtruar palën e dëmtuar.

Shkrimin e plotë e gjeni në Kallxo.com

Komentet

Shto koment

Të ngjashme