Kronikë

Zhduket një djalë në Ferizaj

Më datë 5 të këtij muaji, është zhdukur një djalë nga Ferizaj, shtëpia e të cilit është në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Por nëna e tij rastin e ka raportuar dje në polici, më datë 10 nëntor.

Policia thotë se ajo e ka raportuar zhdukjen e djalit të saj i cili më datë 5 kishte dalë nga shtëpia dhe më nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij, transmeton Koha.net.

Në raportin 24 orësh, thuhet se rasti është duke u hetuar.