Plagos dy persona në Gjakovë, vetëdorëzohet në polici Foto: Ilustrim

Plagos dy persona në Gjakovë, vetëdorëzohet në polici

07 November 2018 11:12

Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës pasi më 31 tetor kishte plagosur babë e bir në Dujakë të Gjakovës.

Prokuroria Themelore në Gjakovë raporton se i dyshuari pas një mosmarrëveshje të mëhershme kishte plagosur me armë zjarri S.A. dhe djalin e tij B.A. dhe ishte arratisur.

I dyshuari A.J. është vetëparaqitur në polici të hënën ndërsa të martën i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme