Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, dje një person e ka njoftuar policinë se ia ka përfshirë zjarri parcelën e tij ku kishte mbjellë 300 trupa pemësh, e të cilat iu kishin djegur të gjitha.
Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit ku edhe e kanë shuar zjarrin.
Por ankuesi, dyshon se shkak i këtij zjarri ishte faktori njeri dhe beson se kjo u bë qëllimshëm, transmeton Koha.net.
Rasti është proceduar dhe mbetet nën hetime.