Dy të miturit që u arratisën nga burgu ishin të dënuar për vrasje

Dy të miturit që u arratisën nga burgu ishin të dënuar për vrasje
Dy të miturit që në mëngjesin e se dielës janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë të dënuar për vrasje.
Siç ka konfirmuar zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë , Ibrahim Berisha ka thënë për Koha Ditore se tash e një kohë ata po vuanin dënimin për veprën penale vrasje, në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.
“Me sa kemi marrë informata të dy të rinjtë janë të dënuar për vrasje”, ka thënë Berisha.
Sipas tij bëhet fjalë për vrasje të ndryshme të kryera nga këta të mitur.
“Njëri është nga Vushtrria, e tjetri nga Peja...vrasjet janë të ndryshme. Të dënuarit nuk janë të dënuar për bashkëkryerje”, ka thënë ai.
Sipas Berishës çështja e arratisjes se këtyre të dënuarve tashmë është më shumë punë e Policisë .
Dy persona ikin nga burgu i Lipjanit
Dy të burgosur kanë ikur nga Burgu i Lipjanit, ndërsa për këtë janë suspenduar dy zyrtarë të burgut.
Këtë e ka konfirmuar për Kallxo edhe Nehat Thaçi, drejtor i burgjeve të Kosovës.
“Dy të mitur kanë ikur sot në mëngjes nga burgu i Lipjanit dhe për këtë janë suspenduar dy zyrtarë. Pas pak lëshojmë komunikatë dhe e sqarojmë rastin”, ka thënë Thaçi.

Vidhen para në kishat e Kllokotit dhe Parteshit

Rrahje në një kafene në Kaçanik, lëndohen pesë persona

Policia arreston një person të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Kosovari pozitiv me koronavirus kapet nga policia në një lokal në Mitrovicë

Bie nga lartësia një punëtor në Vushtrri, dërgohet për trajtim në QKUK

Plagoset një i mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Gjendet i vdekur një person në Graqanicë, në vendin e ngjarjes kishte disa armë

Zhduket një vajzë në Prizren

Dy persona hyjnë në një banesë, mbështetin pronarin për muri dhe i vjedhin para e dokumente personale

Treni godet një veturë në Prishtinë

Plagoset një person në Kaçanik pas përleshjes me një tjetër
