Në autostradën “Ibrahim Rugova” sot ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Koha.net ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës rreth orës 14:50.
“Në ora 14:50 në autostradën Prishtinë – Prizren, në Duhël, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë është e përfshirë, dhe një person është lënduar”, ka thënë Krasniqi.