Nga hetuesit policorë të stacionit të Podujevës, sot është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.
Rasti ka ndodhur me datën 20.10.2018 në fshatin Shtedim, saktësisht në një market, ku viktimës (femër), nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i janë grabitur një sasi e parave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, e cila është finalizuar sot, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar E.Ll, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka thënë Policia.
Ndaj tij, prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.