Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për shantazh në Mitrovicë

Me datën 18 tetor 2018, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “shantazh”, ku sipas ankueses, viktimës së rastit, përmes rrjetit social (Facebook) kishte pranuar mesazhe nga një person i panjohur i cili e kishte shantazhuar viktimën.

Hetuesit policorë në kuadër të hetimeve rajonale nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, pas një hetimi të mirëfilltë mbi dyshime të arsyeshme, me datën 22 tetor 2018 kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin V. Z. 25 vjeçar, shtetas i Kosovës.

“Ndërsa si prova materiale i është sekuestruar telefoni i cili është përdorur në veprën penale. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e provave materiale të siguruara, ku i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm përmes rrjetit social ka shantazhuar viktimën e rastit”, ka theksuar Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të procedohet në Prokurori.