Kronikë

Fletë-arrest për asamblistin e VV-së Egzon Azemi, thotë është nga ‘prokurorët e Lumezit e Kadrisë’

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, thotë se Policia e Kosovës, herët në mëngjes, kanë shkuar në shtëpi për ta arrestuar.

“Policia e Kosovës, herët në mëngjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokurorët e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest”, ka shkruar ai.

Ka thënë se pasi nuk e kanë gjetur aty, kanë shkuar në Komunë.

“Aty s'më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë”, thotë ai.

“Andaj dua të ju njoftoj se arsyeja pse nuk i'u përgjigjemi thirrjeve të tilla është sepse asnjëherë nuk do i pranojmë gjykimet politike. Çdo veprim deri më sot e kam bërë me shpresë e besim për një jetë më të mirë për shumicën, kundrejt një pushteti pakicë që shet e fal gjithçka për karriget e tyre. E nëse për këtë duhet të arrestohem, në rregull... Veçse kurrë me gatishmërinë time!”, ka shkruar Azemi.