Kronikë

Nga 1 muaj paraburgim gjashtë personave që kryen vjedhje të rënda nëpër banka, bastore e kazino

Nga 1 muaj paraburgim gjashtë personave që kryen vjedhje të rënda nëpër banka, bastore e kazino

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.G, I.A, F.C, L.SH, A.H, XH.SH.

Në një komunikatë për media nga kjo Gjykatë, thuhet se për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me personat K.SH, R.A dhe L.L të cilët gjenden në arrati, kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje si; ‘Grabitja nga neni 329 par. 3 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Grabitja në tentativë nga neni 329 par. 3 lidhur me par. 1 dhe lidhur me nenin 31 dhe 28 të KPRK-së, Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 179 par. 1 pika 1.9 lidhur me nenin 31 dhe 28 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të 31 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’.