Kronikë

“Bossi i drogës” kërkon lirimin, Prokuroria dënimin për tri veprat penale

Katër muaj pasi Gjykata e shkallës së parë e gjeti fajtor për trafikim me narkotikë, Naser Kelmendi është paraqitur sërish para Gjykatës. Mirëpo, kësaj radhe në atë të Apelit, shkruan sot Koha Ditore.

I njohur si “bossi i drogës” në Ballkan, ka kërkuar nga shkalla e dytë që ta shpallë të pafajshëm, kurse Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij, jo vetëm për trafikim me narkotikë, por edhe për dy veprat e tjera penale: krim të organizuar dhe vrasje e rëndë, për të cilat është liruar nga shkalla e parë. Vendimi pritet të merret brenda afatit ligjor prej tre muajsh.

Në shkurt të këtij viti, Kelmendi është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 6 vjet burgim për trafikim me narkotikë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)