Babë e bijë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani

Babë e bijë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani

16 korrik 2018 22:34

Një 26 vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4 vjeçare kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Vajza më e vogël e familjes, që gjendej në veturë është operuar dhe është në rrezik për jetën, përcjell KTV.

BMW-ja, të cilën po e ngiste kosovari është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. Fëmija i plagosur është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Shoferi i kamionit është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën. KTV-ja merr vesh se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme