Kronikë

Detaje të reja nga arrestimi i shqiptarit në Serbi

11:03 - Të dielën që shkoi është arrestuar në Serbi 54 vjeçari Fahri Jusufi nga Mitrovica, derisa ishte duke udhëtuar.

Sipas të dhënave, nuk dihet motivi i arrestimit, porse udhëtimi i Jusufit bashkë me një person tjetër ka qenë për çështje biznesore.

Sipas burimeve të KosovaPress, i arrestuari Fahri Jusufi ka dalë nga Kosova së bashku me Nexhmedin Jusufin, shoferin e kamionit me të cilin kanë qenë duke udhëtuar.

Vëllai i të arrestuarit, Irfan Jusufin, ka njoftuar se nuk i di arsyet e arrestimit të të vëllait.

Jusufi bëri të ditur se Fahriu ka pasur një rast të plagosjes në vitin 1988 dhe se për këtë vepër ka mbajtur një vit paraburgim. Ai tha se për këtë është dashur të mbajë edhe një vit burg më vonë, të cilin nuk e kishte mbajtur asnjëherë.

Jusufi konfirmoi se vëllai i tij që nga paslufta nuk kishte udhëtuar asnjëherë në Serbi.

Ai tha se kanë angazhuar avokat në Serbi dhe sipas avokatit lënda është vjetërsuar.


Arrestohet në Serbi një shqiptar i Kosovës

54 vjeçari Fahri Jusufi nga Mitrovica është arrestuar në Serbi të dielën më 24 qershor, gjersa ishte duke udhëtuar.

Sipas të dhënave, nuk dihet motivi i arrestimit, porse udhëtimi ka qenë për çështje biznesore, raporton Kosovapress.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia vepron kështu. Vepra të tilla bëjnë që qytetarët nga Kosova të mos ndjehen të sigurt kur marrin rrugën për Serbi.