Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e një shqiptari

Një shqiptar me prejardhje nga Prishtina është arrestuar të martën në Serbi, sipas disa mediave atje.

Edhe pse mungojnë informacionet, raportohet se Gj.A., me prejardhje nga Prishtina është arrestuar për mungesë dokumentacioni. Siç shkruan “Informer”, 35-vjeçari është arrestuar për pjesëmarrje në organizim të protestave e bllokim trafiku, por s’është sqaruar se për çfarë protesta bëhet fjalë.

Sipas raportimit po ashtu, në rast janë përfshirë edhe Agjencia e Informacionit të Serbisë dhe Shërbimi për Luftimin e Terrorizmit dhe Esktremizmit.