Vdes një burrë në Kamenicë pasi rrotullohet me traktor

Vdes një burrë në Kamenicë pasi rrotullohet me traktor

20 qershor 2018 13:24

Më 16 qershor 2018, rreth orës 11:55, Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë për një incident në fshatin Sedllar, komuna Kamenicë ku është rrokullis një traktor dhe një person është i lënduar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ndihma e shpejtë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes vetëm ka mundur me e konfirmuar se personi shqiptar shtetas i Kosovës (1972) është pa shenja jete”, thuhet në komunikatw, transmeton Koha.net.

Nga hetimet në vendin e ngjarjes dyshohet se viktima është rrokullisur me traktor në një mal të thellë te vendi i quajtur ,,Ramaden’’ deri sa ishte duke bartur dru nga një vend në një vend tjetër.

Me urdhër të prokurorit, trupi pajetë dërgohet në IML dhe rasti i referohet NJHR-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme