Kronikë

Një muaj paraburgim katër të pandehurve për rastin e grabitjes në Krushë të Madhe

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të pandehurve A.H., Ç.M., B.D. dhe B.D.(1), për shkak të dyshimit për veprat penale “vrasje e mbetur ne tentativë” dhe “mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Përshkrimi i Gjykatës:

“A.H. dhe Ç.M., Me datën 24 shkurt 2024, në fshatin Krushë e Madhe, Komuna Rahovec, me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarit B.D. dhe B.D.(1), nga fshati Krushë e Madhe, Komuna Rahovec, ashtu që pasi natën kritike rreth orës 23:00h të pandehurit A.H. dhe Ç.M kishin shkuar të pajisur me armë tek shtëpia e të dëmtuarve B.D dhe B.D.(1), ku me vete kishin armë të llojit të panjohur N.N, ashtu që pasi të njëjtit janë vërejtur nga ana e të dëmtuarve kanë gjuajtur disa herë në drejtim të tyre duke iu shkaktuar lëndime trupore gjendje kjo e konstatuar nga raporti mjekësor i QKMF-së Rahovec, duke ikur më pas në drejtim të panjohur deri kur paraqitet për ndihmë të parë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për shkak të lëndimeve të marra trupore. Po ashtu në kohën dhe vendin e njëjtë i pandehuri B.D. me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarit A.H. dhe Ç.M., i cilin me t’i vërejtur në rrugë menjëherë e njofton vëllain e tij B.D.(1), dhe nga shtëpia ka gjuajtur me armë të tipit AK – 47 shumë herë duke i shkaktuar lëndime trupore tek i dëmtuari A. H., ndërsa B.D.(1), sapo ishte informuar nga vëllai i tij B. D., kishte marrë veturën e tipit ‘’N......’’, duke dalur në një rrugë tjetër dhe ka gjuajtur jashtë veturës me armën e tipit M-57, në drejtim të të dëmtuarve, duke shkaktuar kështu lëndime trupore, siç është konstatuar nga raporti mjekësor i Spitalit Rajonal të Prizrenit”.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.