Kronikë

Qëlloi me armë qenin e shtetasit të huaj, arrestohet burri nga Prishtina

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka qëlluar me armë qenin e një shtetasi të huaj.

Rasti thuhet se ka ndodhur të hënën dhe po hetohet në drejtim të veprës penale “përdorim i armës”.

“Ankuesi mashkull, shtetas i huaj, ka njoftuar se me armë zjarri ishte qëlluar qeni i tij, nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin në cilësinë e dëshmitares është intervistuar një femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes thuhet se njësitet policore kanë konfiskuar armën, dy karikatorë, disa fishekë si dhe një gëzhojë.

I dyshuari thuhet se pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.