Kronikë e zezë

Gjobiten gjashtë persona në Vushtrri, bënin gara me vetura

Foto: Policia e Kosovës (PK)
 

Policia e Kosovës i ka gjobitur gjashtë persona që bënë gara të kundërligjshme me vetura në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, e ata janë gjobitur me 150 euro dhe nga një pikë negative.