Kronikë

Një person vdes në vendpunishte në Qirez të Skenderajt

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rrethanat e vdekjes mbesin të paqarta.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pasqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Policisë, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është nën hetim.