Kronikë

Sulmohet fizikisht një shtetas i Bullgarisë në Prishtinë

Një shtetas i Bullgarisë njoftohet të jetë sulmuar fizikisht në Prishtinë nga persona ende të panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet policore pas pranimit të informatës se në QKUK një shtetas i huaj është duke marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar shtetasin e Bullgarisë, i cili kishte pësuar lëndime trupore në rrethana ende të panjohura.

“Ankuesi për shkak të lëndimeve (në nofull), nuk ka qenë në gjendje të deklarohet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.