Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim E.B. për vrasjen e vjehrrit që ndodhi ditë më parë.
“Të pandehurit E.B iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e lidhur me nenin 185, 186, 187 të KPPRK-së”, njoftoi gjykata.
Themelorja e Prishtinës ka dhënë pak detaje nga rasti.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.D ka kryer vepren penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të KPRK-së, në atë mënyrë që me datë 29.11.2023, rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që ta privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë - me thikë tani të ndjerin A.K.”.