Kronikë e zezë

Arrestohen tetë shqiptarë në Spanjë, u sekuestrohen 480 kg drogë

 

Policia Kombëtare në Spanjë ka “çmontuar” një rrjet të kultivimit të drogës të llojit marihuanë në qytetin e Valencias, Chiva, që kishin rreth 1300 bimë narkotike me një peshë totale prej 480 kilogramësh.

Sipas mediave vendase, në këtë operacion janë arrestuar tetë shqiptarë të moshave nga 19 deri në 49 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale të "anëtarësimit në organizatë kriminale", "trafik droge" dhe "mashtrim me energjinë elektrike", transmeton Euronews.