Kronikë

Vetëdorëzohet i dyshuari për aksidentin e trafikut ku vdiq një këmbësor në Pejë

Policia ka njoftuar se është vetëdorëzuar personi që dyshohet se e goditi me veturë në Pejë të dielën një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime fatale e iku nga vendi i ngjarjes. 

Policia ka thënë se i dyshuari është vetëdorëzuar të hënën rreth orës 15:30. Policia kishte publikuar foton e të dyshuarit, pasi ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia kishte thënë se i dyshuari është i lindur në Gjermani, por me vendbanim në Pejë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më datën 27.11.2023 rreth orës 15:30 i dyshuari për aksidentin me fatalitet të datës 26.11.2023 në rrugën ‘Bill Clinton’ Pejë, në prani të avokatit mbrojtësi është vetëdorëzuar. Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.