Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të arrestuar në Ferizaj për fajde, sekuestrohen armë, telefona e prova të tjera

Arrestim

Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj të enjten, të dyshuar për veprat “fajde” dhe ”detyrim”.

Policia ka zhvilluar operacion policor në katër lokacione lidhur me dyshimet e ngritura dhe përveç të arrestuarve kanë sekuestruar edhe disa prova.

Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që t’i paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro, ka thënë Policia.

Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: Dy armë (pistoleta); Katër karikator; Dy pushkë gjuetie; 95 fishekë; Pesë telefona mobil; 2600 euro; Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.