Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, pranë tij u gjet një pushkë gjuetie

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur të shtunën pa shenja jete një burrë në Pejë.

Policia në raport ka njoftuar se pranë viktimës është gjetur një pushkë gjuetie. Trupi është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.