Kronikë

Ndalohet në Pejë një i dyshuar për dhunim të një të miture, lirohet në procedurë të rregullt

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar në Pejë.

Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se rasti është raportuar të shtunën pasdite, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi e sigurt.