Kronikë e zezë

Arrestohet për dhunim një person në Ferizaj

 

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj, me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim”.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar më 1 tetor, e pas vendimit të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.