Kronikë e zezë

Vdes një person në Pejë, u lëndua nga motosharra

 

Një person ka mbetur i vdekur pasditen e së premtes në fshatin Jabllanicë të Madhe të Pejës, pasi dyshohet se ka pësuar lëndime nga motosharra.

Rastin në Polici e ka raportuar djali i viktimës, i cili ka treguar se babai i tij ka shkuar për të prerë dru dhe dyshohet se ka pësuar lëndime fatale.