Kronikë

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Plagosje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur si pasojë e të shtënave më armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj i dyshuari është identifikuar. “Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka theksuar Ahmeti.