Kronikë

Arrestohet shtetasja e Shqipërisë në Pejë, dyshohet se kishte rrahur bashkëshortin

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën një shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se ajo kishte rrahur bashkëshortin javën e kaluar.

Shtetasja e Shqipërisë është dërguar në mbajtje.

“Pejë 20.06.2023 – 09:10. Në lidhje me rastin, më 26.09.2023 është arrestuar e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortit të saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.