Kronikë e zezë

Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura

Foto: Ilustrim
 

Një zjarr ka përfshirë një autoservis në Duhël të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN se është raportuar për zjarrin rreth orës 14:45, ndërsa në ndihmë për shuarje të zjarrit kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Mamusha dhe Prizreni.