Një 76-vjeçar ka vdekur sot si pasojë e zjarrit në Panorc të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për Kohën se viktima nuk kishte mundur të dilte nga shtëpia e cila ishte përfshirë nga zjarri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, brenda shtëpisë kanë qenë katër persona. Një nga tre të lënduarit është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.
“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima i moshës 76-vjeçare, pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast "Zjarrvënie" dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e zjarrit.