Kronikë e zezë

Dy serbë ndalohen nga Policia për hyrje ilegale në Kosovë

 

Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues serb, në cilën ka qenë edhe një pasagjer serb.

Sipas Policisë, ata janë ndaluar të premten në mbrëmje në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë të kalimeve të rregullta kufitare.