Kronikë e zezë

ATK-ja u bazua në postimet e klubeve për t’ia caktuar detyrimet tatimore këngëtarit Vllasaliu

 

Administrata Tatimore e Kosovës ka vendosur detyrime tatimore ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliu, duke u bazuar në informatat që ka marrë prej postimeve të klubeve muzikore nëpër rrjete sociale ku ka pasur të performojë këngëtari, ka thënë inspektori tatimor Fidan Tolaj në gjykimin ndaj Vllasaliut të enjten.

Këngëtari i famshëm ngarkohet se e ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro, duke iu shmangur tatimeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.